Në prill të vitit 2014, kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, asokohe deputet i Parlamentit, paralajmëroi Hashim Thaçin për krijimin e Gjykatës Speciale.

Kurti theksonte se Thaçi po e lejonte tribunalin për arsye se mendonte se ai vetë nuk do të përfundonte përballë tij, ndërsa sot ndaj ish-Presidentit të Kosovës u artikulua dënimi me 25 vite burg për disa akuza.

 

View this post on Instagram

 

“Thaçi po e lejon tribunalin sepse mendon se ai vetë nuk do të përfundojë aty. Nëse ka ndonjë mik ndërkombëtar që e ndihmon Kosovën, do ta bënte duke i treguar kryeministrit se edhe ai vetë do të përfundojë aty. Nëse i thuhet se përfundon vetë aty, nuk ka tribunal; por shpresa e tij se nuk do të shkojë vetë aty, por shokët e tij, e bën të thotë se kemi një sfidë dhe përgjegjësi. Tani pritet ta votoni gjykatën kundër UÇK-së. Kjo duhej të ishte e palejueshme nga ana juaj si qytetarë të republikës dhe më tepër si deputetë të republikës, nëse e keni menduar seriozisht veten si deputetë dhe Kosovën si republikë”, shprehej Kurti, i cili mori si reagim vetëm buzëqeshjen e Thaçit, i cili mbante detyrën e kryeministrit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb