Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar mazhorancën për mënyrën se si po sillet me protestuesit dhe për qëndrimin ndaj Kosovës. Zhupa e krahasoi sjelljen e mazhorancës me atë të pushtuesit serb ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa kërkoi që socialistët të votojnë pro rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë.
“Sjelljen nuk e zëvendësoni dot me fjalë të bukur. Sjellja jote ishte një vote kundër votimit për rezolutën për gjenociidit serb. Rama shkoi në Kosovë që të lobonte për Gjykatën Speciale. Ishte ai që bashkë me Vuçiç ishin pro
Ju kujtoj fjalën e Faik Konicës: Armiku më i keq i shqiptarit është vetë shqiptari.
Ju jeni armiq të shqiptarisë nëse nuk ngriheni sot e të votoni pro një rezolute, që nuk ka të njejtën vlerë si një deklaratë që natyrisht është e mirëpritur.
Silleni me shqiptarët si pushtuesi me UÇK. Rrethoni Kuvendin q të hyni fshehurazi sepse keni frikë nga qytetarët, jeni tmerruar sepse ju etiketojnë për atë që jeni. Hajdutë! Kjo është fjala që ju kanë thënë student, jua thonë edhe shqiptarët”, tha ajo.
