Një dosje hetimore që bën fjalë për “kontrabandim të medikamenteve mjekësore” dhe “Fshehjen e të ardhurave financiare” është rregjistruar në gjykatën e Tiranës, me të pandehur Dritan Gremin dhe shoqërinë Juridike, “Gremi Wellnes”. Çështja penale me emrin e biznesmenit të disa klinikave estetike dhe 11 bizneseve të hapura në Tiranë dhe Elbasan, është publikuar si i pandehur në seancat gjyqësore që gjykata e Tiranës, ka planifikuar të gjykojë në 22 shtator 2026.

Kujtojmë se në muajin Tetor 2025, Dritan Gremi, u shfaq dhe si kandidat i pavarur për të garuar në zgjedhjet për kryetar bashkie në Tiranë, zgjedhje këto që nuk u zhvilluan kurë.

Mësohet se dosja me 2 të pandehur është ende në fazën e shqyrtimit gjyqësor në seancën paraprake dhe gjyqtare e çështjes është caktuar përmes shortit elektronik, Amarilda Sulaj.

Sipas dosjes hetimore, të pandehurit Dritan Gremi dhe shoqëria e tij “Gremi Wellnes” dyshohet se kanë kryer kontrabandë të medikamente mjekësorë, kryesisht “Butox” me princip aktiv “Botulinum toxin”.

Ky medikament mjekësor aktualisht nuk është i paisur me autorizim për tregtim në Shqipëri.

Ndërkohë edhe paisjet mjekësore që vendosen në treg në Republikën e Shqipërisë, duhet të regjistrohen në Regjistrin Kombëtar të Paisjeve Mjekësore, procedurë kjo që mbahet nga Agjensia Kombëtare e Barnave dhe Paisjeve Mjekësore.

Në emër të Dritan Gremit, vijojnë të jenë disa kompani të tjera si “Gremi Longevity Center”, “My Albania News”, “Gremi Sweet Bread”, “La Belle Noiseuse”, “Hotel Serenity”, “Gremi Clinic”, “Dritan Gremi”, “Viaggiare e Sorridere” e të tjera.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb