Një numër i konsiderueshëm qytetarësh janë mbledhur në qendër të Prishtinës, në ditën e katërt të protestave kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit të shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Tubimi po zhvillohet në sheshet e kryeqytetit, ku qytetarët kanë dalë me flamuj dhe pankarta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Protestat vijojnë prej katër ditësh, ndërsa pjesëmarrësit kanë përsëritur qëndrimin e tyre kundër vendimit të dhënë në Hagë.
