Një person është ndaluar nga policia greke mbrëmjen e së premtes në pikën e kalimit kufitar Kakavijë.

Sipas burimeve, shtetasi, për të cilin nuk dihet nëse është shqiptar, pasi ka kaluar doganën e Republikës së Shqipërisë, është paraqitur në atë greke, duke dorëzuar një pasaportë të Kilit.

Nga verifikimi në sistem, rezultoi se kjo pasaportë ishte denoncuar e humbur në Belgjikë.

Menjëherë është vënë në pranga i dyshuari, ndërkohë që kanë nisur hetimet për arsyen pse ai mbante këtë pasaportë dhe qëllimin e hyrjes në Greqi me identitet fals.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb