Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës, ndërsa thirrjet kundër qeverisë shoqërojnë tubimin.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë përcjellë mesazhe të ndryshme përmes thirrjeve dhe pankartave, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Bashkohuni studentë, kombi na thërret”, është një prej thirrjeve të dëgjuara gjatë marshimit.

Në mesin e mesazheve të protestuesve janë edhe: “Këtu vendosim ne”, “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria” dhe “Ju erdhi fundi”.

Marshimi vijon në rrugët e Tiranës, ndërsa pjesëmarrësit përsërisin thirrjet e tyre kundër qeverisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb