TIRANË – Kryeministri Edi Rama u ka dërguar ftesë institucioneve të drejtësisë për një takim më 28 shtator, ku pritet të diskutohet çështja e pagave të magjistratëve.
Takimi synon të sjellë në një tryezë përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë dhe ekzekutivit për të diskutuar nivelin e pagave dhe çështje që lidhen me trajtimin financiar të magjistratëve.
Takimi pritet të zhvillohet më 28 shtator, ndërsa mbetet për t’u parë se cilat do të jenë propozimet dhe përfundimet që do të dalin nga diskutimet.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama, më herët i ftoi publikisht e magjistratët ne tryeze pune, kjo ftesë e tij erdhi një ditë pas miratimit në parlament te p/ligjit për pagat e magjistratëve
