Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka deklaruar se BE-ja dhe shtetet anëtare do të vijojnë mbështetjen politike dhe financiare për Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian.

Deklarata e Schuebel erdhi pas një takimi me ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy, me të cilin diskutoi për mbështetjen që vendet e Bashkimit Evropian po i ofrojnë Kosovës në procesin e integrimit.

Përmes një njoftimi, Zyra e BE-së në Kosovë bëri të ditur se në takim u diskutua për angazhimin e përbashkët të BE-së dhe shteteve anëtare në mbështetje të Kosovës.

“Duke vazhduar kontaktet e mia me #TeamEurope në Kosovë, këtë mëngjes takova ambasadorin belg Arnaud Dusaucy. Diskutuam mbështetjen politike dhe financiare që BE-ja dhe shtetet e saj anëtare i japin Kosovës në rrugën e saj të integrimit në BE. Ne vazhdojmë të qëndrojmë me Kosovën”, shkroi Schuebel.

Takimi është zhvilluar në kuadër të kontakteve të ambasadorit të BE-së me përfaqësuesit diplomatikë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Kosovë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: