Shpëtohet pesë persona në Dhërmi. Këta shtetas rrezikuan të mbyteshin në det pasi mjeti lundrues rrezikoi pësoi avari dhe rrezikuan të mbyteshin në det.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një mjet lundrues gomone që po lëvizte në drejtim të Porto Palermos, kishte pësuar avari, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën menjëherë drejt vendit të sinjalizuar.

Pas lokalizimit të mjetit lundrues, shërbimet e Policisë ndërhynë për t’i dhënë ndihmë drejtuesit të gomones dhe 4 shtetasve që ndodheshin në bord, të cilët i shoqëruan me mjetin lundrues të  Policisë Kufitare, deri në breg, në Porto Palermo.

5 shtetasit ndodhen në gjendje të mirë për ndërhyrjen në kohë dhe ndihmën e dhënë.

Policia Kufitare apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese që të tregojnë kujdes të shtuar, të marrin në konsideratë kushtet atmosferike dhe të shmangin daljen në det kur ato paraqesin rrezik për sigurinë e tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: