Bayern Mynih i ka mbyllur derën për Michael Olise, pavarësisht interesimit të fortë të Real Madridit. Klubi bavarez nuk ka ndërmend të shesë sulmuesin francez, të cilin e konsideron një nga lojtarët kryesorë të projektit të trajnerit Vincent Kompany.
Sipas “Bild”, Bayern dëshiron ta mbajë Olisen si një nga shtyllat e skuadrës edhe në vitet e ardhshme, veçanërisht me synimin për të ndërtuar një ekip konkurrues për finalen e Champions League 2028, që do të zhvillohet në Allianz Arena. Ish-lojtari i Crystal Palace është shndërruar në një nga protagonistët kryesorë të sulmit bavarez dhe paraqitjet e tij të fundit, përfshirë edhe tripletën ndaj Union Berlinit, kanë forcuar edhe më shumë bindjen e klubit për ta mbajtur.
Reali i Madridit mbetet në vëzhgim, por për momentin Bayern nuk ka ndërmend të negociojë largimin e francezit.
