Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se për rreth dy muaj ka përndjekur ish-të dashurën e tij me profesion stomatologe dhe e ka dhunuar.
Sipas policisë, më 17 shtator 2026, 33-vjeçari dyshohet se e ka marrë me forcë në automjet ish-partneren, ku më pas e ka dhunuar dhe kanosur.
Por veprimet e tij dyshohet se nuk janë ndalur këtu. Dje, 33-vjeçari dyshohet se ka kanosur edhe punëdhënësin e ish-të dashurës, me të cilën kishte pasur disa muaj lidhje, me qëllim që ajo të largohej nga puna. Për rastin, policia ka kryer arrestimin e 33-vjeçarit dhe ka referuar materialet për veprime të mëtejshme procedurale.
