Nga: AURORA GOLEMI*
Shkrimtarja angleze më e dashur për fëmijët në mbarë botën J.K. Rowling vizitoi sot Shqipërinë. E kush nuk ka dëgjuar për librat që thyen çdo rekord “Harry Potter”?
News 24 ka mësuar se shkrimtarja Rowling ka vizituar Butrintin gjatë së hënës.
Jahti i saj superluksoz, Amphitrire, u ankorua gjatë ditës së dielë në ujërat shqiptare të Porto Palermos, fakt i cili vërehet në këto fotografi të publikuara.
NeWs 24 kontaktoi me një zyrtar, i cili konfirmoi se Rowling shijoi për disa orë bukuritë e parkut arkeologjk të Butrintit, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Nuk është çudi që shkrimtarja ka dashur të vizitojë Butrintin pasi ky park renditet nga mediat prestigjoze botërore si një nga destinacionet historike më të veaçanta për t’u vizituar në Europë.
50-vjeçarja Rowling e ka blerë jahtin në fillim të 2016 nga aktori hollivudian Jonny Deep për 22 milionë paund. Pamjet brenda jahtit janë super luksoze dhe karakterizohen nga një stil bohemian.
Pasi ka vizituar parkun e Butrintit, Rowling ka ngritur spirancat për të udhëtuar drejt një destinacioni të ri dhe është larguar nga ujërat shqiptare në bordin e jahtit Amphitrite.
Por me Shqipërinë Rowling nuk e lidh vetëm ky udhëtim, shkrimtarja britanike e ka përmenduar vendin tonë në një nga librat e sagës “Harry Potter”.
Në librin e saj të fundit ‘Harry Potter dhe “Dhuratat e Vdekjes”, shkrimtarja britanike vendosi në betejën finale dy magjistarët më të fuqishëm, Harry Potter-in dhe Voldemord. Shpirti i magjistarit të lig ishte fshehur në Shqipëri.
Një gjetje interesante kjo e shkrimtares. Shqipëria i ka ngjallur imagjinatën për librin e saj të mbushur plot me mistere e magji. Vendi ynë përmendet dy herë në dialogjet e personazheve. A ka qenë ky shkaku i vetëm që Roëling ka preferuar Shqipërinë për ta vizituar?
(ma.ar/BalkanWeb)
