Charl Lëklerk rikthehet këtë fundjavë në Baku, në një pistë ku fitorja i ka shpëtuar gjithmonë në Formula 1.

Në Azerbajxhan, piloti i Ferrarit ka siguruar 4 “pole”, ndërsa kujtimi i tij i parë i madh daton që nga viti 2017, kur fitoi në F2 vetëm pak ditë pas humbjes së babait të tij. Një vit më vonë, me Sauber, Lëklerk siguroi pikët e para në Formula 1 pikërisht në Baku.

Me kalimin e viteve, ai ka qenë vazhdimisht pranë triumfit, por probleme teknike, gabime dhe strategji jo perfekte e kanë privuar nga fitorja.

Në 2022-shin, një defekt i motorit i ndërpreu garën si kryesues. Në 2024-ën humbi avantazhin ndaj Piastrit pas një ndalese në bokse, ndërsa vjet pagoi një gabim në kualifikime.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb