Tekniku i Kosovës, Franco Foda foli për Ligën e Kombeve, teksa ka në grup Austrinë, Irlandën dhe Izraelin. Ai e pranoi se për dardanët, këto ndeshje do jenë shumë të vështira.

“Na presin lojëra të vështira dhe Austria është favorite. Ne kemi qëllime të larta. Në radhë të parë dëshirojmë të mbesim në Ligën B, pastaj, nëse paraqitemi mirë, të vazhdojmë dhe të ngrihemi”.

Foda theksoi se kapiteni i përfaqësueses do jetë Muriqi.

“Kapiteni i Kombëtares do të jetë Vedat Muriqi. E kemi diskutuar këtë edhe me lojtarët. I dyti do të jetë Mërgim Vojvoda”.

Foda foli edhe për sfidën me Irlandën.

Mund të ketë ndonjë ndryshim eventual pasi Muslija mungon shkaku i lëndimit, njësoj si Rexhbeçaj. Kemi 27 lojtarë të ftuar dhe në dispozicion. Në futboll ndodh të ketë lëndime dhe mungesa. Këto mungesa mund të jenë një mundësi për lojtarët e rinj që duhet ta tregojnë veten dhe t’i dëshmojnë aftësitë e tyre”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb