Trajneri i Spartakut të Moskës, Vadim Romanov, ka deklaruar se sulmuesi Mirlind Daku nuk është i kënaqur me pozicionin e tij aktual në skuadër dhe synon të ketë një rol më të rëndësishëm në repartin ofensiv.

“Daku është një futbollist dhe golashënues shumë cilësor. Na duhej një lojtar i tillë, i uritur për gola, agresiv dhe, në njëfarë mënyre, egoist, që dëshiron të jetë gjithmonë më i rrezikshmi në fushë. Pres shumë prej tij. E shoh që në asnjë mënyrë nuk është i kënaqur me pozicionin e tij aktual. Ai do të bëjë gjithçka për të qenë numri një në sulm”, deklaroi Romanov.

28-vjeçari shqiptar u transferua te Spartaku pas tre sezonesh te Rubin Kazan, ku ishte golashënuesi më i mirë i ekipit në secilin sezon, duke realizuar gjithsej 35 gola në Premier Ligën ruse. Në dy ndeshjet e para të këtij kampionati me Rubinin, Daku shënoi dy herë. Spartaku, pas nëntë javësh në kampionat, ka grumbulluar 19 pikë dhe renditet në vendin e dytë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb