Vazhdon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës, pasi u mbajtën fjalimet e aktivistëve përpara Kryeministrisë.
Ata thirrën në kor “Qeveri e krimit”, “Rama jep dorëheqjen”, “Arrestoni Ramën” etj.
Tashmë protestuesit janë në rrugën “Ismail Qemali” dhe vijojnë që të ecin në rrugët e kryeqytetit.
Ata kishin thirrje edhe për arrestimin e kreut të PD-së Sali Berisha dhe arrestin e Belinda Ballukut.
Protesta ka hyrë tashmë në ditën e 116, teksa kërkohet dorëheqja e Ramës dhe e Ballukut.
Një thirrje e kishin edhe kundër hapjes së konsullatës serbe në Shkodër. Pasi kanë marshuar gati një orë, kanë mbërritur tek Rruga e Elbasanit.
Edhe aty përsëritën thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”.
