Për të tetën natë me radhë, qytetarë janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të protestuar kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Këngëtari Ylli Limani është mysafir i mbrëmjes në natën e tetë të protestës “Jo në emrin tim”.

Para protestuesve do të flasin këngëtarja Leonora Jakupi dhe gazetari e veterani i luftës çlirimtare, Resul Sinani.

Protesta kundërshton vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Tash e një javë, protestuesit me moton “Jo në emrin tim”, po kundërshtojnë vendimin e Speciales në Hagë dhe po kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Pjesëmarrësit kanë mbajtur pankarta me mbishkrimet “Jo në emrin tim” dhe “Liria ka emër”, si dhe flamuj kombëtarë e të UÇK-së.
OVL-UÇK ka paralajmëruar protesta në të gjitha qytetet e Kosovës për 25 shtator prej orës 17:00. /Kosovapress/

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb