Ditën e sotme, ndërsa në Kuvend zhvillohet seanca plenare, protestuesit kanë nisur marshimin në drejtim të godinës së Parlamentit.
Qytetarët janë mbledhur dhe po lëvizin rreth ambienteve të Kuvendit.
Forca të shumta policie janë vendosur në zonën përreth Kuvendit për të monitoruar situatën dhe për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit.
