I ashpër ka qenë qëndrimi i deputetit Redi Muçit në parlamentit shqiptar.

Gjatë fjalës së tij Muçi reagoi me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Ky parlament nuk i hoqi imuniteti ish zv.kryeministres kur nisi hetimi për tunelin në Llogara, vilën në Llogara e më pas vilën në Green Cost. Drejtoresha e SHISH e lidhur me krimin, e AKSHI e lidhur me krimin, drejtori i policisë së shtetit i lidhur me krimin, kryetari i bashkisë drejton nga burgu…ish-zv.kryeministrja hajdute. Si nuk ju vjen zor nga vetja, shtet funksionares që hanë kumbulla e dardha pas këtij burri të kulluar, parti hajdutësh që keni bërë pis këtë kryeministër. Sulltani ynë është besnik vetëm ndaj interesave të tij dhe është i gatshëm të ju bëj kurban”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb