Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth Shërbimit Informativ të Shtetit, duke kërkuar që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen.
Në një deklaratë, Kapri tha se Kuvendi duhet të diskutojë atë që ai e cilësoi si “shkërmoqje të institucioneve”, duke ngritur akuza të forta lidhur me funksionimin e institucioneve të sigurisë.
Duke iu referuar pretendimeve për përfshirjen e SHISH-it në çështjen e fikjes së radarëve, deputeti përdori një krahasim me kreun e CIA-s dhe personazhin e njohur të trafikut të drogës, El Chapo. Kapri vijoi me kritikat ndaj qeverisë, duke pretenduar se institucionet shqiptare nuk po kryejnë funksionet e tyre.
Në përfundim të deklaratës së tij, deputeti i Partisë Mundësia kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar situatën si “emergjencë kombëtare”.
“Nuk ka shqiptar që nuk bën pyetjen çfarë dreqin duhet të ndodhë më shumë që ky Kuvend të flasë për shkërmoqjen e çdo institucioni. Nuk keni legjitimitet të qeverisni port keni mbuluar me turp shqiptarët si askush më parë. Kreu i SHISH në shërbim të krimit. Imagjinoni sikur kreu i SHISH të chatonte lirshëm me El Chapon e t’ë thoshte për ty i fik radarët.
Ju i keni nxjerrë bojën Shqipërisë, nuk ka turp më të madh se ty. Nuk ka më asnjë institucion të bëjë detyrës.
Bashkia Tiranë është marrë peng nga burgu, Zv kryeministren e keni de facto zv.kryministre, emëron drejtorë dhe e mbroni me imunitet. Kjo është farsë. Në Kuvend duhet të flitej për shkërmoqjen e institucioneve.
Si nuk keni turp, si do të dilni të takoni delegacionet e huaja? Kjo nuk mund të vijojë gjatë. Nuk është sakrilegj të vijë ai nga Amerika e të apë dorëheqjen. Është emergjencë kombëtare që Rama të japë dorëheqjen e të largohet me turp”, tha ai.
