Pas tensioneve dhe përplasjeve para Kuvendit me policisë, protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme.
Protesta e sotme e nisur që në orët e para të mëngjesit, kur njëkohësisht nisi edhe seanca plenare në Kuvend, u shoqërua me kaos. Disa prej protestuesve u shoqëruan nga policia.
Ndërsa në seancën plenare në Kuvend, deputetët e opozitës kanë kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama , kërkesë e cila është refuzuar.
Ndërsa para Ministrisë së Brendshme ka një numër të lartë efektivësh. Protestuesit vijojnë me thirrjet “parlament i krimit” , “ju nuk na përfaqësoni”, “arrestoni Edi Ramën”.
