Kreu i PD Sali Berisha në një komunikim për mediat, u pyet nga gazetarët për bashkëbisedimin e tij me Ulsi Manjën gjatës seancës së sotme në Kuvend.

Berisha tha se Ulsi Manjës i del emri në dosje, duke shtuar se ishte thjesht një bashkëbisedim mes tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Balkanweb (@balkanweb_official)


“Uluziut i del emri aty, i del. I del emri dhe të jem i sinqertë, ai del se është vasal i Lubisë apo për arsye të tjera do e sqaroj dhe do ju them. Kur e thash unë, përgjigju, ai erdhi aty tha “le ta publikojnë që nesër”. Por emri i Uluziut del aty dhe duket si shërbëtor i Lubisë…Por aty dalin ca gjëra të veçanta shumë.

Historitë rozë janë bajate dhe nuk kanë asnjë vlerë, ajo është lojë e Ramës. Sepse ka  vlerë ka dhënia e sekreteve shtetërore të karteleve të drogës, sekretet e NATO-s”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: