Pesë fëmijë në qytetin e Korçës dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në kopsht. Sipas burimeve, mësohet se fëmijët janë paraqitur me simptoma gastroenterite ne spital në të njëjten ditë.
Burime nga familjarët bëjnë të ditur se fëmijët drekën e konsumojnë në kopsht. Rastet kanë qenë të njëpasnjëshme, ndërsa policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje.
Nuk është ende e konfirmuar zyrtarisht nëse kemi të bëjmë me helmim apo me virozë. Të njëjtat burime kanë konfirmuar se të 6 fëmijët, ditën e djeshme në drekë kanë konsumuar pilaf.
Pritet që policia të kryejë veprimet hetimore në lidhje me ngjarjen.
