Me flamuj kombëtar, teksa po drejtohen drejt Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë jehuar zërat e protestuesve.
Ata bënë thirrje të ndryshme si “Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Ramën, arrestoni Berishën”, “Nuk shitet Shqipëria, në burg qeveria”, “Qeveri e krimit” etj.
Po ashtu, bënë thirrje edhe për arrestimin e Belinda Ballukut.
Protestuesit kërkojnë largimin e qeverisë dhe të kryeministrit Rama.
