Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot më 3 tetor në fshatin Zbarqe të Ndroqit, duke vënë në lëvizje shërbimet e Policisë.

Pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët dhe grupi hetimor kanë nisur kontrollet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Gjatë kontrolleve në zonë është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu, tip çifte, si dhe municion.

Për verifikimin e rastit dhe sqarimin e rrethanave, janë shoqëruar në Komisariat katër persona, ndërsa hetimet vijojnë.

Ndroq2
Ndroq2

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Në Sallën Operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Zbarqe, Ndroq, ishin dëgjuar të shtëna me armë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Gjatë veprimeve të para hetimore dhe kontrollit të zonës, është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu (çifte) dhe municion.

Për verifikimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit, janë shoqëruar 4 shtetas në Komisariat.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: