Mbrojtësi i San Marinos, Michele Cevoli, ka folur para përballjes me Shqipërinë në kuadër të Nations League. 28-vjeçari theksoi se humbja e kuqezinjve ndaj Finlandës e bën Shqipërinë edhe më të rrezikshme.

“Humbja me Finlandën do të ndikojë në ndeshjen tonë të radhës pasi rivalët tanë do të zbresin në fushë të uritur për gola.

Dihet se diferenca e golave në grup është një aspekt që askush nuk e lë pas dore dhe për këtë motiv do të na duhet të bëjmë kujdes”, është shprehur Cevoli.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb