Prishtinë – Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pritet të takohen sot, para seancës së Kuvendit të Kosovës.
Sipas mediave në Kosovë takimi pritet të zhvillohet rreth orës 13:00.
Në fokus të diskutimeve pritet të jenë çështje të rëndësishme politike, përfshirë votimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, si dhe zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Takimi vjen në një moment të rëndësishëm për zhvillimet politike në vend, ndërsa Kuvendi pritet të përballet me vendime të rëndësishme gjatë ditës së sotme.
