6 tetori pritet të jetë një nga ditët më emocionuese për futbollin argjentinas. Lionel Messi do të zbresë në fushë për herë të fundit me fanellën e “Albiceleste”, teksa Argjentina do të përballet me Beninin në një miqësore të veçantë që do të luhet në “Monumental”, në Buenos Aires.

Ish-lojtari i njohur, Javier Zanetti vlerësoi kontributin e Messit.  “Faleminderit”, ishte mesazhi që Zanetti ia dërgoi Messit. 

“Mbaj mend se nuk fliste shumë, ishte ende shumë i ri, por gjithmonë ishte fenomenal. Bashkë me Maxi Rodriguezin organizuam një ndeshje bamirësie në stadiumin e ‘Newell’s Old Boys’. Ishin 40 mijë njerëz në stadium dhe të gjithë kishin ardhur për Leon. Ai gjithmonë ishte i gatshëm të merrte pjesë dhe të mbështeste aktivitete të tilla”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb