Kombëtarja e Argjentinës mposhti Beninin me rezultatin 3-0 në stadiumin Monumental, në një ndeshje të veçantë që u shoqërua me emocionet e lamtumirës së Lionel Messit.

Pas vërshëllimës së fundit, gjyqtari kryesor Fernando Vejar iu afrua kapitenit argjentinas dhe i dha si kujtim kartonin e verdhë dhe atë të kuq që përdori gjatë ndeshjes.

Gjesti i pazakontë i gjyqtarit shkaktoi emocione te tifozët e pranishëm në stadium, ndërsa momenti u përhap me shpejtësi edhe në rrjetet sociale dhe mes tifozëve të futbollit në mbarë botën.

Për Messin, sfida ndaj Beninit u shndërrua kështu në një moment të veçantë, ndërsa Monumental u kthye në skenën e një prej momenteve më simbolike të karrierës së tij me fanellën e Argjentinës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb