Politologu Ermal Hasimja i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24 foli për situatën politike në Kosovë dhe arritjen e zgjedhjes së Presidentes së re, Justina Shiroka Pula.
Gjatë intervistës, Hasimja tha se kriza në Kosovë u zgjidh në një mënyrë shumë të mirë.
“Kriza në Kosovë u zgjidh në mënyrë të mirë. Shmangja e zgjedhje është shumë pozitive”, tha ai.
Po ashtu gjatë intervistës, nënvizoi se ndryshimet ligjore për Gjykatën Speciale i heqin një njollë UÇK-së, pas dënimit të fundit të Hagës, për ish-krerët e UCK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
“Ajo që ka rëndësi për Kosovën është që të mos ngelet njolla e sipërmarrjes së kriminale me të cilën u vulos udhëheqja e UCK. Por kur e etiketon UCK si sipërmarrje kriminale ka një problem të madh për të ardhmen. Pra kjo njollë duhet hequr. Dhe ka disa elementë që mund të veprojnë, disa thonë që nuk mund të gjykosh për objekte që kan qenë të caktuar fillimisht…Ka plot shkelje dhe këtu është shpresa në Apel. Po ashtu kufizohet koha. Ekziston mundësia me ndryshimet e reja që të kesh edhe elementin e faljes Presidenciale, t’i japësh hapësira Gjykatës Kushtetuese në Kosovë që ta rrëzojë procesin dhe kjo është më e rëndësishme se falja Presidenciale. Sepse duhet fillimisht të pastrosh njollën sepse njollën nuk ta pastron falja. Pra ka disa elementë ligjore që jo thjesht të shpëtojnë liderët e UÇK, por të heqin këtë njollë…Ligji është miratuar dje, duhet të kemi parasysh që ka edhe njerëz që e kundërshtojnë…Është krijuar njëlloj kimere me trajtë të pakuptueshme, edhe reagimet ndaj kësaj ligjore apo jo do të jenë të veçantë dhe speciale aq sa kanë qenë Dhomat e Specializuar. Ligjet janë bërë për t’i hequr njollën UÇK dhe për të liruar Çlirimtarët . Sepse njolla ndaj luftës së UÇK për liri do të ishte një njollë për Kosovën. Sepse njollën do ta mbante Kosova, jo thjesht Thaçi apo ish-krerët e tjerë”, tha ai.
