Protesta pranë Kuvendit është shoqëruar sërish me tensione mes qytetarëve dhe forcave të policisë.
Gjatë protestës, disa qytetarë u kanë hedhur ujë efektivëve, ndërsa policia ka reaguar duke i shtyrë protestuesit dhe duke përdorur spraj lotsjellës në sasi të konsiderueshme.
Gazetari Osman Stafa raporton se efektivët i kanë shtyrë protestuesit deri pranë selisë së PD.
Ndërkohë, në terren ndodhen forca të shumta policie dhe janë vendosur barriera metalike përreth godinës së Kuvendit.
