Gjykata e Posaçme ka vendosur të shtyjë me 6 muaj ekzekutimin e dënimit me burg për Antoneta Malon, e dënuar në dosjen e mashtrimeve përmes call center-ave, që lidhet me grupin e Bruno Çobos.

Kërkesa është paraqitur nga avokati i saj, Sokol Tahiraj, i cili ka argumentuar se Malo ka dy fëmijë të mitur për të cilët duhet të kujdeset. Sipas mbrojtjes, djali i saj ka lindur para kohe dhe ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm nga e ëma.

Antoneta Malo është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim kompjuterik në bashkëpunim dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Dënimi i saj u la në fuqi nga Apeli i Gjykatës së Posaçme më 5 tetor 2026.

Vendimi për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit vjen një ditë pasi Gjykata e Posaçme pranoi edhe kërkesën e Greta Gjocit për shtyrjen e vuajtjes së dënimit, për shkak se ajo është nënë e një foshnjeje.

Të dyja gratë janë dënuar në kuadër të dosjes së mashtrimeve përmes call center-ave, që lidhet me grupin e Bruno Çobos.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: