Në një operacion të zhvilluar të mërkurën, më 7 tetor 2026, në zona të ndryshme të Athinës, policia greke ka sekuestruar një sasi tepër të madhe droge duke çuar në arrestimin e dy shqiptarëve dhe një greku. Njëri prej shqiptarëve të arrestuar rezulton me precedentë të shumë penalë, përfshirë edhe vrasje.
Bëhet fjalë për dy shqiptarë, të moshës 44 dhe 23 vjeç, si dhe një shtetas grek 29-vjeçar, kundër të cilëve është ngritur një çështje penale, në secilin rast, për blerje, posedim dhe trafikim të drogës e dhunë ndaj punonjësve të policisë.
Për të ndërprerë veprimin e tyre, u krye përdorimi i duhur i inteligjencës, veprime policore dhe verifikime të kryqëzuara të të dhënave dhe profilizimit.
Në një zonë të Athinës Verilindore, 44-vjeçarit shqiptarë iu gjetën 3 kilogramë e 215 gramë kokainë me qëllim trafikimin, dhe në një tjetër zonë të Athinës Perëndimore, me ndihmën e oficerëve të policisë nga skuadra “DIAS”, u lokalizua 29-vjeçari grek, në posedim të të cilit, në bagazhin e një makine, u gjetën 10 kilogramë e 800 gramë marijuanë e llojit SKUNK si dhe 3 kilogramë e 900 gramë hashash çokollatë.
Hetimet e mëtejshme zbuluan se sasitë e mësipërme u ishin furnizuar më parë dy personave të arrestuar nga 23-vjeçari shqiptar, i cili vepronte edhe në emër të një personi tjetër. Pasoi një kontroll në shtëpinë e tij në Artemida, ku u gjetën sasi të mëdha droge. Banesa ishte marrë me qera nga një person i paidentifikuar për datat 6-13 tetor.
Në veçanti, u gjetën dhe u sekuestruan 32 kilogramë e 65 gramë kokainë, 245 kilogramë e 700 gramë marijuanë SKUNK dhe 51 kilogramë e 600 gramë hashash çokollatë.Në fakt, gjatë kontrollit, 23-vjeçari ka bërë rezistencë të fortë, duke i shtyrë oficerët e policisë.
Përveç kësaj, u kryen kontrolle në banesat e dy personave të tjerë të arrestuar, me ndihmën e oficerëve të policisë nga Nëndrejtoria e Inteligjencës dhe Veprimeve Speciale, ku u gjetën sasi të tjera të lëndëve narkotike.
Në total, si pjesë e operacionit, u gjetën dhe u sekuestruan:
* 35 kilogramë e 400 gramë kokainë,
* 256 kilogramë dhe 503.3 gramë marijuanë,
* 55 kilogramë dhe 500.9 gramë hashash çokollatë,
* 170 euro
* Makinë private,
* 7 telefona celularë,
* 3 karta memorieje,
* doreza,
* shumë paketime prej najloni dhe
* 4 çelësa.
Ajo që u bëri përshtypje oficerëve të Prokurorisë ishte fakti se sasitë e “çokollatës” kishin fotografi të Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, Presidentit rus Vladimir Putin, Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, “mbretit të kokainës” Pablo Escobar, si dhe një kompanie të njohur këpucësh.
Vërehet se 44-vjeçari shqiptar është akuzuar në të kaluarën për vrasje, grabitje, vjedhje, falsifikim, si dhe shkelje të ligjeve për armët dhe drogën.
