Moska dhe rajoni përreth janë vënë në shënjestër të një sulmi me dronë, sipas raportimeve të mediave ruse.
Sipas ASTRA, si pasojë e situatës së tensionuar, autoritetet kanë aktivizuar në të gjitha aeroportet e kryeqytetit protokollin emergjent të njohur si “Qilim” (Carpet).
Kjo masë paraprake ka sjellë pezullimin e menjëhershëm të të gjitha fluturimeve, si në nisje ashtu edhe në mbërritje, duke ndërprerë përkohësisht trafikun ajror.
Deri më tani, nuk ka ende informacione zyrtare mbi shkallën e pasojave apo dëmeve të mundshme materiale në Moskë dhe zonat përreth. Ndërkohë, raportimet paraprake sugjerojnë se aeroplani i presidentit rus, Vladimir Putin, po has vështirësi për t’u ulur në ndonjë prej aeroporteve të kryeqytetit.
