Një dron rus i tipit Shahed ka goditur një kënd lojërash në Kiev, ndërsa një kalimtar që ndodhej pranë vendit të shpërthimit ka arritur të largohet vetëm pak çaste para se zona të përfshihej nga flakët.
Pamjet që po qarkullojnë në internet dhe janë publikuar nga mediat ndërkombëtare tregojnë momentin kur droni bie në sheshin e lojërave dhe shpërthen, ndërsa një burrë po kalonte pranë tij.
WOW: A man narrowly escaped a jet-powered Shahed drone strike in the Kyiv region, fleeing just seconds before impact. https://t.co/Imquj57bec
— Mossad Commentary (@MOSSADil) October 9, 2026
Në fillim, kalimtari duket se vazhdon të ecë, por në një moment kupton rrezikun dhe largohet me vrap. Vetëm pak sekonda më vonë, në vendin ku ra droni shfaqet një top i madh zjarri.
Pamjet tregojnë sa pak kohë pati burri për të reaguar përpara shpërthimit, duke arritur të largohet nga zona në çastet e fundit.
Dronët Shahed përdoren gjerësisht nga Rusia në sulmet ndaj Ukrainës, duke goditur objektiva të ndryshëm dhe duke shkaktuar rrezik edhe për civilët në zonat e banuara.
