Është mbyllur sot më 9 tetor protesta kombëtare kundër qeverisë.
Protestuesit thirrën në fund të tubimit frazën e njohur “Nesër më shumë”.
Protesta edhe sot në ditën e 132-të nisi nga Sheshi Skënderbej, më pas protestuesit shkuan përpara Kryeministrisë.
Qytetarët marshuan edhe rrugëve të Tiranës, ku bënë thirrje të forta “Arrestoni Ballukun”, “Qeveri e krimit” etj.
Revolta e qytetarëve është shtuar akoma më shumë, për shkak të votimit në parlament të reformës territoriale, të cilën protestuesit e kanë cilësuar si antikombëtare dhe se do shpopullojë Shqipërinë.
