UEFA ka vendosur që të gjobisë Federatën e Futbollit të Kosovës me 35 mijë euro në total. Vendimi erdhi për shkak të sfidës me Austrinë në transfertë, pasi UEFA pretendon se më 27 shtator nga “dardanët” është shfaqur një mesazh i papërshtatsëhm dhe po ashtu ka pasur sjellje raciste.

Kosovës nuk do i lejohen tifozët në një sfid si klub mik, por ky vendim është pezulluar për një periudhë prove prej 2 vitesh.

Ndeshja: Austria – Kosova (3-1), 27.09.2026, Liga e Kombeve

Akuzat ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës

-Shfaqja e një mesazhi të papërshtatshëm për një aktivitet sportiv (banderola), në bazë të nenit 16(2)(e) të Rregullores Disiplinore.

-Sjellje raciste dhe/ose diskriminuese, në bazë të nenit 14(2) të Rregullores Disiplinore.

Vendimi:

-Federata e Futbollit të Kosovës gjobitet me 15 000 euro për shfaqjen e një mesazhi të papërshtatshëm për një aktivitet sportiv.

-Federata e Futbollit të Kosovës gjobitet me 20 000 euro dhe urdhërohet të mos u shesë bileta tifozëve të saj për një (1) ndeshje në transfertë në kuadër të një kompeticioni të UEFA-s për ekipet kombëtare, për shkak të sjelljes raciste dhe/ose diskriminuese të tifozëve të saj.

Megjithatë, masa e ndalimit të shitjes së biletave për tifozët e Kosovës për një ndeshje në transfertë në kuadër të një kompeticioni të UEFA-s për ekipet kombëtare pezullohet për një periudhë prove prej dy (2) vjetësh, duke filluar nga data e marrjes së këtij vendimi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb