Maks Vershtapen ka treguar se është në një formë të shkëlqyer në fundin e sezonit, duke dominuar Çmimin e Madh të Singaporit në Formula 1. Por holandezi është “zgjuar” shumë vonë përsëri për luftën e titullit, pasi Kimi Antoneli pas garës së sotme ka pikët e mjaftueshme për të tentuar fitoren matematikisht të kampionatit që në garën e ardhshme në Austin në SHBA.
Vershtapen kishte kohë që kërkonte një fitore në Singapor, e vetmja mes pistave që janë në kalendar ku nuk kishte triumfuar asnjëherë. Ai ia doli pas një fundjave ku dominoi plotësisht, i shqetësuar vetëm për pak çaste nga Lëklerk në kthesën e parë.
Francezi i Ferrarit u kënaq me vendin e dytë, duke lënë pas krahëve Antonelin i cili mor vendin e tretë në podium dhe duke thelluar diferencën e pikëve në kreun e kampionatit në 102 ndaj Rasëll që e ndjek në renditje.
Norris dhe Piastri me MekLaren u renditën menjëherë pas vendeve të podiumit, me Hemilton që rrëshqiti në vendin e 6. Louson, Hulkenberg, Rasëll dhe Haxhar mbyllën zonën e pikëve në këtë garë.
RENDITJA
K. Antoneli 325 pikë
Xh. Rasëll 236
L. Hemilton 221
Sh. Lëklerk197
M. Vershtapen 196
L. Norris 189
O. Piastri 128
I. Haxhar 96
L. Louson 69
P. Gasli 41
