Nga: ILIR SINANAJ*
Që nga viti 2012, perceptimi i Shqipërisë si një ndër vendet më të kriminalizuara të Evropës pati një rritje tronditëse, nëse do t’i referohemi treguesit të krimit në vite të faqes analitike “Numbeo”.

Treguesi i krimit i faqes “Numbeo”, i përllogaritur sipas një metodologjie të saj të caktuar, jep një panoramë të nivelit të kriminalitetit në vende të ndryshme të botës. Sipas këtij treguesi, sa më në krye të renditjes të jetë një vend aq edhe më i madh është perceptimi për kriminalizimin e vendit në fjalë.

Të dhënat e para për treguesin e krimit kanë filluar të përpilohen që në vitin 2012. Gjatë këtij viti Shqipëria renditej në vendin e 4-t në shkallë rajonale (nga 4 vende të anketuara të Ballkanit Perëndimor përfshirë Greqinë dhe Kroacinë) dhe në vendin e 24-t në shkallë evropiane

Në vitin 2013, sipas të dhënave të faqes “Numbeo” pati një rritje të theksuar të Shqipërisë, për sa i përket treguesit të krimit. Kështu, gjatë këtij viti Shqipëria renditje në vendin e 2-të në shkallë rajonale dhe në vendit e 7 në shkallë evropiane.

Renditjen më të keqe në prizmin e perceptimit të kriminalizimit, Shqipëria do ta kishte në vitet 2014 dhe 2015, duke u renditur në vendin e parë në shkallë rajonale dhe ndër 5 vendet e para në Evropë.

Mesi i vitit 2015 do të shihte në përmirësim në renditje për Shqipërinë, në lidhje me perceptimin e kriminalizimit, duke shkuar në vendin e 2-të në shkallë rajonale dhe në vendin 7-të në shkallë evropiane.

Ndërkaq, në fillim të vitit 2016, përsëri Shqipëria do të renditej e para në rajon për treguesin e krimit, dhe e 4-ta në Evropë.

Statistikat më të fundit për treguesin e krimit në faqen “Numbeo” janë ato të mesit të vitit 2016. Gjatë kësaj kohe, Shqipëria pati një përmirësim të lehtë, për sa i përket perceptimit të kriminalizimit, krahasuar me fillimvitin. Për këtë periudhë, Shqipëria renditet në vendin e 2-të në shkallë rajonale dhe në vendin e 6-të në shkallë evropiane. Ndërkohë kjo renditje është më e keqe se ajo e vitit 2012.

“Numbeo” është një faqe e cila mbledh të dhëna të ndryshme për vende nga e gjithë bota. Nga këto të dhëna përllogariten edhe treguesi të ndryshëm si perceptimi për krimin, cilësia e jetesës, kosto e jetesës etj. Treguesi i krimit është përllogaritur nga të dhëna të mbledhura nga “Numbeo” nëpërmjet anketimeve të vizitorëve të kësaj faqeje. Metodologjia e përpunimit të të dhënave është e ngjashme me atë të anketimeve qeveritare apo shkencore. Të dhënat e faqes “Numbeo” citohen nga shumë media prestigjioze.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb