Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar hyrjen e menjëhershme në fuqi të një armëpushimi për sulmet ndaj infrastrukturës energjetike në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, duke pretenduar se të dyja palët e kanë pranuar marrëveshjen.
Njoftimi u bë përmes një mesazhi të publikuar në platformën Truth Social, ku presidenti amerikan u bëri thirrje Moskës dhe Kievit që të respektojnë marrëveshjen dhe të mos e shkelin atë.
“Me hyrje në fuqi të menjëhershme, nis një armëpushim energjetik në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Të dyja palët e kanë pranuar. Mos e shkelni!”, shkroi Trump.
Megjithatë, presidenti amerikan nuk dha detaje të mëtejshme lidhur me kushtet e marrëveshjes, kohëzgjatjen e saj apo mekanizmat që do të përdoren për të verifikuar respektimin e saj.
Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se nuk kishte dijeni për një marrëveshje të tillë dhe se po priste sqarime nga pala amerikane.
Ndërkohë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vijon të shprehë mbështetjen e Bashkimit Evropian për Ukrainën dhe presidentin Zelensky.
