Është mbyllur protesta e 134-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, pas marshimit të qytetarëve në kryeqytet dhe thirrjeve për dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Protestuesit u shprehën të vendosur se qëndresa do të vijojë dhe se nuk do të tërhiqen nga kërkesa për largimin e Ramës. Gjatë tubimit dhe marshimit, qytetarët përsëritën sloganet “Poshtë qeveria”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Shqipëria po bën revolucion”.

Në pankartat e tyre kishte edhe thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut, ndërsa protestuesit kërkuan përgjegjësi politike dhe ligjore.

Protesta e 134-t vjen pas më shumë se katër muajsh tubimesh të njëpasnjëshme kundër qeverisë. Organizatorët dhe aktivistët kanë deklaruar se do të vijojnë aksionin e tyre deri në përmbushjen e kërkesave.

Ndërkohë, më 13 tetor është paralajmëruar edhe një protestë e studentëve në orën 14:00.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb