Aktivisti Arben Kola dhe Dritan Goxhaj janë shoqëruar nga policia.

Sot mbahet protesta e 135 kundër qeverisë. Gjatë fjalimeve dhe thirrjeve të tyre, protestuesit janë shprehur të qartë se revolta nuk do të  ndalet.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

 

Edhe ditën e sotme, pas fjalimeve të mbajtura në bulevardin përpara Kryeministrisë, protestuesit u zhvendosën drejt njërës prej hyrjeve kryesore të godinës.

Lëvizja erdhi pas njoftimit të aktivistit Edison Lika se në Kryeministri ndodhej kryeministri Edi Rama.

Gjatë protestës, qytetarët vijuan thirrjet kundër qeverisë, mes të cilave “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Ju erdhi fundi”.

Në përfundim të tubimit, protestuesit shprehën vendosmërinë për të vijuar qëndresën, duke përsëritur kërkesat për largimin e kryeministrit dhe ndryshimin e situatës politike në vend.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb