Janë publikuar pamje të reja nga shpërthimi me lëndë plasëse në automjetin, që dyshohet se përdorej nga avokati i njohur Idajet Beqiri dhe bashkëshortja e tij, Nexhi Beqiri.
Siç shikohet në pamje, xhami i përparmë i makinës është dëmtuar rëndë. Ndërsa, copëza mjeti janë shpërndarë në vendngjarje.
Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra, makina qëndronte në këtë vend prej 10 ditësh, pasi çifti i bashkëshortëve ndodheshin jashtë shtetit. Deri tani janë marrë në pyetje vetëm dëshmitarë.
Ende nuk ka gjurmë nga autorët, edhe pse janë këqyrur pamjet e sigurisë në vendngjarje. Menjëherë, pasi avokati Idajet Beqiri dhe bashkëshortja të arrijnë në Shqipëri, pritet të merren në pyetje nga policia, nëse kanë pasur kërcënime, për shkak të detyrës.
