Një dyqan në zonën e Vasil Shantos në Tiranë është përfshirë nga flakët gjatë natës, ndërsa dyshohet se zjarri është shkaktuar nga hedhja e një lënde djegëse në ambientet e biznesit.
Si pasojë e flakëve, dyqani, në pronësi të dy vajzave, është djegur plotësisht. Zjarri ka përfshirë edhe dy automjete të parkuara pranë biznesit, të cilat gjithashtu janë djegur.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
