Nga Besmi Ndregjoni
“TË MBROJMË LIRINË!”
Unioni Mbarkombëtar i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë po ndjek me vëmendje situatën politikë në vend dhe shpreh solidarizimin dhe mbështetejen e saj morale politike ndaj protestës kombëtare të studentave shqiptar që po mbrojnë lirin përball një pushteti diktatorial stalinist të udhëhequr nga pinjolli i Bllokut stalinist shqiptar, biri i firmëtarit të ekzekutimit të poetit të lirisë Havzi Nela, Edi Kristaq Rama. Shqipëria mbas 35 vitesh pluralizëm ndodhet nën diktatin e një pushteti kriminal stalinistë, i ndarë në pluralizmin politik formal ku një opozitë që ska aspak lidhje me mbrotjen e lirisë por vetëm me mbajtën në pushtet të një diktature që dje vrau dhe ekzekutoi mbi 10.000 shqiptarë antikomunistë. Dhe burgosi mbi 40.000 antikomunistë që vuatjën mbi 917.000 vite burg politike.
Dhe ka mbi 20 vite që klasa politike staliniste shqiptare nuk ban zgjedhje të lira, ka shkartuar institucjonet kushtetuese, ka rehabilituar xhelatët e djeshëm në funksionet e larta të shtetit duke e kthyer pushtetin në një shtet një partiak njëlloi si dje. Dhe sistemi demokratikë që duhet të sundonte me shtet të së drejtës, u kthy në një shtet dy partiak duke mos lejuar funksionimin e demokracisë.
Sjellja e policisë së pushtetit të Edi Ramës, është një dhunim diktatorial ndaj studentëve të rinisë të cilët nuk pranojnë diktaturën e bllokut komunistë dhe duan liri dhe shtet të së drejtës. Unioni ju ban thirrje kombëtare familjeve fisnike antikomuniste që përballuan diktaturën staliniste:
Protesto me studentat në mbrotje të lirisë!
Juve që u burgosët Protesto të mbrojmë lirinë me studentat shqiptar shqiponjat e lirisë.
Pushteti politikë po vret lirinë, lirinë time, lirinë tënde, lirinë e fëmive tanë Protesto me studentat.
Qytetar të Tiranës marrsho përkrah studentave të lirisë.
Bashkohuni kundra krimit , dhunës shtetërore, kundra mafies së shtetit , kundra padrejtsisë së ngritur me ligj dhe institucjone.
Mbro lirinë tënde, Mbro familjen tënde nga pushtetit I krimit e të korrupsionit.
Protesto për të Drejtat e tua që për 35 vite u janë mohuar nga politika e inkriminuar dhe pinjollët e Komunizmit.
Protesto për pronën që ta mohon pushteti i krimit e pasurohet me pronën tënde!
Protesto për fëmitë e tu që politika postkomuniste i len pa punë e nuk i pranojnë në administratën dhe në organet e shteti.
Djem dhe vajza shqiptare mos rrini indiferen ndaj të drejtave dhe lirive tuaja, pushteti politikë ju ka mbyllur dyert për punsimin arsimim njëlloj si diktaturë. Mos hesht eja tek studentat të fitojsh të drejtat e tua,
Protesto kundër mafies politike që është instaluar në pushtet , bijtë e kriminelëve të kuq, bijtë e persekutorve të djeshëm, që në emër të ashtuquajtur demokraci kan perjashtuar nga politikë berja antikomunistët shqiptar.
Protesto kundra propogandës staliniste të partive staliniste që kan marr peng demokracinë.
Bashkohu me studentat nqs je shqiptar!
Shqiptar protesto dhe vrit frikën qeveritare.
Protestto që most ë jesh skllav I politikës komuniste 35 vjeçare.
Është koha që të drejtat tona I mbrojmë vetë se për 35 vite nuk na I kan mbrojt askush, .Besuam në 90 dhe e pësuam nga politika trashgimtare komuniste.
TREGO FORCËN MORALE ME PJESMARRJEN TËNDE DUKE U BËRË FAKTOR NË JETËN POLITIKE! POLITIKA DHE SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR MORALIN TËND!
PROTESTA me Studentave “TË MBROJMË LIRINË “ PA LIRI NUK KA JETË!
JU MIRËPRESIM!
UNIONI MBARKOMBËTAR I TË BURGOSURVE DHE TË PËRNDJEKURVE POLITIKË TË SHQIPËRISË
Tiranë 13 tetor 2026
