Protestës së studentëve në Tiranë i janë bashkuar edhe të rinjtë e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, pas atyre të Mjekësisë dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Studentët kanë dalë në mbështetje të protestës, duke marshuar së bashku dhe duke bërë thirrje kundër qeverisë.

Në kor, të rinjtë kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, me sloganin: “Rama, jep dorëheqjen!”.

Po ashtu, kësaj lëvizjeje i janë bashkuar dhe Fakulteti i Ekonomisë, ndërsa përflitet se bojkoti është bërë dhe nga Fakulteti i Filologji-Historisë. Geni Zi thyen mitin e protestave në Shqipëri, ndërsa të gjithë të rinjtë janë në një linjë; dorëheqjen e Ramës dhe largimin e kësaj qeverie. Kujtojmë se dje pati incidente të rënda në protestën e të rinjve, ku shumë prej tyre u dhunuan brutalisht, si një 19-vjeccar që iu thye këmba nga dhuna e policisë. 16 protestues u arrestuan dhe 29 të tjerë u proceduan.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb