Studentët dhe protestues të moshave të ndryshme që janë bashkuar me ta, tashmë janë “Zotër” të rrugëve të Tiranës.

Një numër i madh studentësh nga fakultete të ndryshme të vendit, por edhe qytetarësh janë nisur drejt Ministrisë së Arsimit.

Protestuesit kanë bërë thirrje të forta gjatë rrugëtimit të tyre, duke u shprehur “Ju erdhi fundi”, “Dorëheqje” etj.

Xhensila Kodra: Ndodhemi në bulevardin Zogu I, ku rruga është e mbushur me studentë, që kanë nisur edhe marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

Është një revoltë edhe për dhunën policore ndaj studentëve dhe protestuesve gjatë ditës së djeshme. Studentët dhe protestuesit kanë thënë se nuk kërkojnë dialog me kryeministrin Edi Rama, por kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Protestuesit janë nisur drejt Ministrisë së Arsimit. Studentë të fakulteteve të ndryshme në vend kanë bojkotuar mësimin dhe kanë thënë se nuk ndalen së protestuari, deri në largimin e kryeministrit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb