“Kur diktatura është fakt, revolucioni është e drejtë”
Ka qenë kjo thënie e Viktor Hygo e zgjedhur nga studentët për atë që po ndodh sot në Shqipëri.
Revolucioni është e vetmja rrugë e mbetur sipas studentëve për përmirësimin e jetës të të rinjve dhe jo vetëm.
Një prej tyre, në një prononcim për News 24 është shprehur se pas muajsh protesta të paqta nuk kishte asnjë rezultat, ndaj ditën e djeshme protesta agravoi.
“Muaj proteste të qeta nuk arritën rezultat final sepse askush nuk i dëgjoi. Qeveria duhet të kuptojë se çfarë ne kërkojmë. Nuk dimë ende se si do të vijojë proteste. Do të vijojmë sa kohë të jetë e nevojshme”, tha ai.
