Situata vijon të jetë e tensionuar në Tiranë, ku protestuesit u kanë vënë flakën dy kamionçinave të Bashkisë së Tiranës, në dalje të Rrugës së Durrësit.

Në të njëjtën zonë, demonstruesit kanë dëmtuar kangjella dhe objekte të tjera të vendosura përgjatë rrugës, ndërsa kanë bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve.

Tensionet nuk janë kufizuar vetëm në këtë segment rrugor. Protesta vijon edhe në qendër të kryeqytetit, përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pranë Parlamentit dhe në zonën e Rrugës së Elbasanit.

Ndërkohë, policia vijon ndërhyrjet në zonat ku janë regjistruar incidente, ndërsa raportohen arrestime të protestuesve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb