Sërish bojkot mësimi nga gjimnazet në Tiranë. Shkolla e mesme “Qemal Stafa”, “Petro Nini Luarasi”, “Partizani” dhe “Çajupi”, kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në protestë.
Situata duket e tensionuar ndërkohë që ka prani të madhe të forcave policore, ndërkohë që gjimnazistët kanë nisur aksionin e tyre dhe kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë. Sakaq, te |Petro Nini Luarasi” policia është bërë barrikadë, duke mos lejuar protestën e gjimnazistëve.
“Pa rini nuk ka Shqipëri”, dëgjohet teksa thonë në kor gjimnazistët.
